Tragjedi në Arabinë Saudite! Shpërthen në flakë autobusi, humbin jetën tragjikisht 45 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku të paktën 45 persona kanë humbur jetën në një aksident. Mediat e huaja shkruajnë se ata ishin të gjithë pelegrinë indianë, të cilët po vizitonin vendin e shenjtë të Mekës. Ata humbën jetën në një aksident me autobus pranë qytetit të shenjtë të Medinës, një nga më vdekjeprurësit në Arabinë Saudite prej vitesh. 

Një numër i madh viktimash, të cilat ishin gra dhe fëmijë, vinin nga Hyderabad, në Indinë qendrore. Zyrtarët indianë thanë se në autobus kishte 46 persona, nga të cilët vetëm një mbijetoi. Veçanërisht tragjik është rasti i një familjeje të madhe pelegrinësh që u zhdukën, pasi 18 anëtarë të tyre, përfshirë nëntë fëmijë, janë midis viktimave.

Share This Article