Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen Itterbeek të Anderlechtit, Belgjikë.

Një 61-vjeçar shqiptar, pronar i kafenesë “Maison Haute”, u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30.

Dëshmitarët raportojnë të paktën katër të shtëna në vendngjarje.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë përjashtuar për momentin lidhjet me trafik droge, duke theksuar se shkaku mund të ketë qenë një konflikt personal.

Komuniteti mbeti i tronditur, ndërsa miqtë e viktimës e përshkruajnë si një person të mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar.

Share This Article