7 të vdekur dhe disa të zhdukur është bilanci i mbytjes së një varke me emigrantë klandestinë në ishullin e Mytilinit në Egjeun lindor.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës në vendin e quajtur Skala, në ngushticën mes brigjeve greke dhe atyre turke.
Roja bregdetare greke e cila shkoi në vend ngjarje deklaroi se tragjedia ka ndodhur gjatë orëve të natës vonë,në kohën që në zonë mbizotëronte det i trazuar.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilën ndodhi tragjedia,ndërkohë që autoritet helene po kërkojnë ende në ujërat e ftohta të Egjeut për gjetjen e të mbijetuarve.
Rruga e kalimit të trafikut ilegal mes brigjeve turke dhe ishullit të Mitilinit në Greqi ishte mbyllur kohët e fundit për shkak të masave të marra prej rojes bregdetare greke dhe frontex, por duket se trafikantët shfrytëzuan përqendrimin e forcave greke më më veri të detit Egje për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, për të rinisur trafikun ilegal të qenieve njerëzore.
Trupa e viktimave do të dërgohen në varrezën e ishullit ku do të varrosen në një vend të veçantë së bashku me qindra emigrantë të tjerë që kanë humbur jetën gjatë viteve të fundit në të njëjtën zonë.