Tragjedi në Gjakovë, tre adoleshentë humbin jetën pas shembjes së një shtëpie

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar kanë humbur jetën tre fëmijë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

‘Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit’, ka thënë Elezaj.

Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokuroi i shtetit.

Viktimat e këtij rasti tragjik raportohej të jenë të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Ndërkaq në faqen e fshatit Shqiponjë, janë bërë të ditur edhe emrat e viktimave që janë nga familja Ramaj, Mehmetaj dhe Morina.

Kryetari i Gjakovë, Ardian Gjini është shprehur i tronditur nga ky rast. Në një postim në Facebook, Gjini u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

‘Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!’, ka shkruar Gjini.

Share This Article