Tragjedi në Londër, boksieri 29-vjeçar Sherif Lawal humb jetën në ring

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri i peshave të mesme Sherif Lawal humbi jetën në ring në ndeshjen e tij të parë si profesionist.

29-vjeçari humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me kundërshtarin portugez Malam Varela në Harrow Leisure Center në Londër.

Boksieri nga Islington vdiq tragjikisht pasi u rrëzua në ring në debutimin e tij si profesionist në raudin e katërt.

Ai u dëmtua në fund të raundit të tretë, por doli në ring për raundin e katërt dhe më pas ra në tokë. 

Gjyqtari Lee Every filloi numërimin e nokautit, por menjëherë kërkoi kohë pasi kuptoi gjendjen e 29-vjeçarit.

Boksieri Lawal mori ndihmën e parë në ring nga mjekët përpara se të dërgohej me urgjencë në spital. 

Por ai u shpall tragjikisht i vdekur pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të cilët qëndruan me të në ring për rreth 20 minuta, ndërsa aplikuan CPR dhe një defibrilator. 

Ndeshjet e tjera të planifikuara, ku në ring do të zbriste dhe shqiptari Amarildo Bakaj u anuluar pas ngjarjes së rënd.





Share This Article