Tragjedi në Mal të Zi, dyshohet se babai vrau vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas veten

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija.

Sipas raportimeve të Vijesti e cila i referohet burimeve, pas një grindjeje, ai sulmoi fizikisht gruan e tij dhe më pas iku me vajzën.

Pas kësaj, babai i të dyshuarit raportoi në polici se kishte ndodhur një tragjedi, se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin Golija, rreth 50 kilometra nga Nikshiqi, dhe se me shumë mundësi bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Oficerët e policisë dhe një ekip ambulance u dërguan në vendngjarje, të cilët konfirmuan vdekjen e Zh.D. dhe vajzës.

Hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë. 

Share This Article