Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, përfshihet nga flakët diskoteka, 50 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku 50 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një diskotekë në Koçan.

Mediat vendase bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Pulse”. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas.

Raportohet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë lëndët piroteknike që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit për të festuar.

Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur ngjarja, por ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private.

Bëhet me dije që për shkak të viktimave të shumta, tashmë në Shkup janë anuluar të gjitha vizitat zyrtare, ndërkohë që ministri i Brendshëm po qëndron tashmë në Koçan dhe gjatë ditës pritet të arrijnë edhe politikanë të tjerë.

Share This Article