Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ndërtesa katërkatëshe janë shembur në qytetin e Fezit në Marok, duke i marrë jetën të paktën 19 personave dhe 16 të plagosur, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve MAP.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Al Moustakbal, në zonën e Al Massira, ku ndërtesat ishin të banuara nga tetë familje. Forcat e sigurisë, autoritetet lokale dhe ekipet e Mbrojtjes Civile ndodhen në vendngjarje duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe për sigurimin e zonës. Banorët e shtëpive përreth janë evakuuar si masë paraprake.

Kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë e këtij lloji në qytet. Në maj, nëntë persona humbën jetën pas shembjes së një ndërtese banimi që ishte klasifikuar prej kohësh si e rrezikshme dhe për të cilën ishte dhënë urdhër evakuimi.

Autoritetet marokene po hetojnë shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa komuniteti lokal përballet me një situatë të rënduar dhe frikë nga shembje të tjera të mundshme. 

Share This Article