Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së premtes Prishtinën, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 15:00 kanë marrë informacionin për dy persona të lënduar dhe menjëherë njësitë policore së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Në vendngjarje u konfirmua se 34 vjeçari, si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë.

“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike”, deklaroi zëdhënësja Ahmeti.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sakta dhe për të sqaruar dinamikën e plotë të kësaj tragjedie familjare. 

Share This Article