Tragjedi në San Antonio, gjenden 46 emigrantë të vdekur në një kamion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër tragjedi me emigrantët u regjistrua të hënën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj here pranë qytetit të San Antonios.

Autoritetet lokale deklarojnë se gjetën 46 trupa të pajetë në një kamion, në një skenë të tmerrshme që kryebashkiaku Ron Nirenberg e cilësoi si tragjedi.

Autoritetet u njoftuan për një ngjarje të dyshimtë në orët e pasdites, kur një punëtor në një ndërtesë aty pranë dëgjoi një britmë për ndihmë. Punëtori gjeti një rimorkio me dyer pjesërisht të hapura dhe pa brenda një numër njerëzish të vdekur.

16 persona, 12 të rritur dhe 4 fëmijë janë dërguar në spitalet pranë dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Share This Article