Tragjedi në Shutkë, dy fëmijë humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit këtë pasdite, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi jetën kanë humbur dy fëmijë.

Sipas informacioneve të para, në shtëpi kanë qenë 4 fëmijë, prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1 vjeç. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur  çatia.

Raportohet se zjarri filloi në orën 13:25, ndërsa për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar 15 zjarrfikës, derisa dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik.

Pritet që rezultatet e mjekësisë ligjore të përcaktojnë saktësisht shkakun e tragjedisë./Alsat/

Share This Article