Tragjedi në Spanjë, trafikantët hedhin emigrantët në det, 4 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.

Varka mbante gjithsej 27 emigrantë, ku 23 prej tyre shpëtuan, raporton Reuters.

Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det.

Share This Article