Tragjedi në Tunizi, së paku 39 imigrantë vdesin nga përmbytja e dy barkave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 39 imigrantë kanë vdekur pas përmbytjes së dy barkave afër brigjeve të Tunizisë të martën. Ata u përpoqën ta kalonin Mesdheun për të arritur në ishullin italian, Lampedusa, tha Ministra e Mbrojtjes e Tunizisë.

Roja bregdetare arriti të shpëtonte 165 persona, ndërsa autoritetet janë duke i vazhduar kërkimet për më shumë të mbijetuar të mundshëm, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Mohamed Zekri. Ai shtoi se të gjithë të vdekurit ishin nga Afrika Subsahariane.

Bregdeti i qytetit Sfax në Tunizi është bërë pikë e madhe e imigrimit të njerëzve që po ikin nga varfëria dhe konfliktet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, duke kërkuar një jetë më të mirë në Evropë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 2019, rreth 90 imigrantë afrikanë e humbën jetën, kur barka me të cilën po lundronin u përmbyt afër bregdetit tunizian pasi ishte nisur për në Evropë nga Libia, në një nga incidentet më të rënda me të cilat janë përballur autoritetet tuniziane.

Në vitin 2020, numri i imigrantëve tunizianë që shkuan në tokën italiane u pesëfishua dhe shkoi në 13.000, sipas një grupi për të drejtat e njeriut. Kjo ka ardhur si pasojë e vështirësive ekonomike në shtetin e Afrikës Veriore.

Share This Article