Tragjedi në ujërat e Jonit, mbytet 19-vjeçari shqiptar në  Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali këtë të dielë. I riu është mbytur tragjikisht në Baia Verde të Galiopolit, rreth orës 11:00 të paradites.

Mediat lokale në Leçe raportojnë se djaloshi Anxhelo Cara ra viktimë e detit në përpjekje për të shpëtuar të dashurën e tij.

19-vjeçari me banim në provincën e Barit ishte duke kaluar një fundjave relaksuese në plazh, por kur pa të dashurën e tij që rrezikonte të merrej nga rryma e detit Jon është zhytur menjëherë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë më në breg.

Mjetet e rojes bregdetare ndërhynë menjëherë, por i riu shqiptar u soll pa ndjenja në breg dhe mjekët që i dhanë ndihmën e parë e patën të pamundur ta mbanin në jetë.

Në të njëjtin plazh vetëm dje është evituar një tjetër tragjedi e mundshme e dy djemve të bllokuar në një shkëmb.

Share This Article