Tragjedia me 59 viktima/ Maqedonia e Veriut në zi, flamujt ulen në gjysmë shtizë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedoni e Veriut-Të paktën 59 persona kanë vdekur në Koçan dhe 155 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në një klub nate,dje.

Pas tragjedisë së ndodhur qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme një ditë më parë shpalli shtatë ditë zie.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi penale për të gjithë autorët e përfshirë.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski tha se zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike.

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, informoi sot se nga të lënduarit, 90 prej tyre ndodhen në spitalet në vend, ndërsa 44 janë pranuar në spitale jashtë vendit.

Ndërkohë tetë të tjerë priten të dërgohen për mjekim në Kroaci dhe në Rumani.

Zjarri ra rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas. Në mesin e viktimave janë edhe 4 anëtarë të këtij grupi.

Mbi 15 persona janë arrestuar e disa të tjerë janë shoqëruar në lidhje me zjarrin. Në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të festës në klubin e natës, por edhe përfaqësues institucionesh si ish sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç.

Share This Article