Tragjedia në Berat, po gërmonin për ujë në pus, humbin jetën tre persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në tre numri i viktimave në Berat. Tre qytetar që kishin mbetur në pus janë gjetur pa shenja jete.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dushnik të Beratit.

Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca dhe makina policie, për të nxjerrë trupat e viktimave.

Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre persona në një pus në fshatin Dyshnik në Berat.

Top Channel mëson se viktimat janë Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentjan Balashi.

“Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete!

Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”, njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.

Share This Article