Tragjedia në Bullgari, Osmani: Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku vdiqën 46 persona e mbetën të lënduar shtatë të tjerë.

Osmani ka thënë se e është e trishtuar nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona. Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit. U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia”, ka thënë Osmani.

Ajo ka deklaruar se Kosova do t’u qëndrojë afër miqve në këto ditë të vështira.

“Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Osmani. 

Share This Article