Ky është 45-vjeçari shqiptar, Aleks Bruka, me origjinë nga Rrësheni dhe me profesion elektriçist, i cili humbi jetën sot në Eretria të Greqisë nga korrenti.
Së bashku me të vdiqën edhe 2 kolegë grekë, Giannis Karlatiras 43 vjec, dhe George Toskas 55 vjec, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë dhe po merr mjekim në spital.
Ata po riparonin një shtyllë korrenti, njëri në shtyllë dhe tre të tjerët poshtë, kur u goditën nga energjia elektrike.
Mësohet se ata ishin punëtorë të kompanisë Aktor që bashkëpunon me HEDNO dhe po punonin në një rrjet të tensionit të lartë, kur në rrethana misterioze u goditën nga një tension 20 mijë volt.
Të tronditur, banorët kërkuan ndihmë, por megjithatë punëtorët nuk ia dolën që të mbijetonin.
Dëshmitarët okularë thirrën zjarrëfikësit por edhe pse kjo e fundit mbërriti në vendngjarje nuk mundi që t’i shpëtojë tre viktimat.
Mediat greke kanë publikuar video dhe foto nga vendi i ngjarjes të cilat tregojnë masakrën që prodhoi këtë pasdite energjia elektrike.