ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 2 hours ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 2 hours ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  2 hours ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 2 hours ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tragjedia në Majën e Munellës, i mbijetuari: Kur po rrokullisesha pashë Ndocin duke rënë drejt greminës

albnews by albnews
9 January, 2022
in Albania
0
Tragjedia në Majën e Munellës, i mbijetuari: Kur po rrokullisesha pashë Ndocin duke rënë drejt greminës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ilir Shyti një nga 4 aplinistët, mes tyre dhe gazetari Alfred Lela që u përfshinë në aksidentin tragjik të ndodhur në Malin e Munellës tregon me detaje se çfarë ndodhi atë pasdite 30 dhjetori 2021.

Pothuajse 200 m pa arritur në majë, filloi një stuhi e fortë ere dhe mjegulle dhe ndërsa po zbrisnin ai së bashku me Ndoc Mulaj ranë në greminë.

RelatedPosts

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

Në atë moment që filluam zbritjen i pari rrëshqiti Alfredi duke na traumatizuar shumë pasi çdo rënie aty ishte fatale, jam ngritur në këmbë për të parë dhe rrëshqita edhe unë duke u rrokullisur disa herë dhe më pas e gjeta veten në ajër për disa sekonda duke rënë me shpinë në deborën e ngrirë e cila ishte më e fortë se toka. Në momentet kur isha duke rënë, pashë Ndocin duke rrëshqitur dhe rënë drejt greminës në drejtim tjetër ku prezenca e shkëmbinjëve ishte e lartë.

Pas rënies u ngrita një moment në këmbë dhe kuptova që çanta e shpinës më kishte shpëtuar shtyllën kurrizore, pastaj u shtriva sërish në tokë nga dhimbjet e mëdha që vinin nga disa fraktura që kisha në trup.

Ndoc Mulaj humbi jetën ndërsa Iliri pas disa orësh u gjet dhe u dërgua me urgjencë në spital ku tregon se tashmë është jashtë rrezikut për jetën por se I duhet disa muaj për tu rikuperuar.

U rrëzuan nga Maja e Munellës. I mbijetuari tregon momentet e

Postimi ne Facebook:

30 Dhjetorin e nisem për ta mbyllur vitin me një udhëtim të bukur, por rezultoi të ishte ditë e zezë dhe fatale.

Së bashku me Ndoc Mulaj, Alfred Lela, Dorien Malaj dhe Gisel Dollani, u nisëm drejt Malit të Munellës me qëllim realizimin një reportazhi për të promovuar vlerat natyrore dhe kulturore të tij. Destinacioni final i udhëtimit tonë ishte maja e Kryqit! Koha ishte në favorin tonë, dielli shkëlqente deri në atë moment ku ngjitja jonë ishte e bukur duke treguar histori me njeri-tjetrin dhe batuta të shumta. Pothuajse 200 m pa arritur në maje, filloi nje stuhi e fortë ere dhe mjegulle e cila na e bëri të pamundur ngjitjen në majë. Vendosëm që të ktheheshim në të njejtin shteg që u ngjitëm, por vështirësia ishtë më e lartë për shkak të stuhisë dhe ngricës.

Në atë moment që filluam zbritjen i pari rrëshqiti Alfredi duke na traumatizuar shumë pasi çdo rënie aty ishte fatale, jam ngritur në këmbë për të parë dhe rrëshqita edhe unë duke u rrokullisur disa herë dhe më pas e gjeta veten në ajër për disa sekonda duke rënë me shpinë në deborën e ngrirë e cila ishte më e fortë se toka. Në momentet kur isha duke rënë, pashë Ndocin duke rrëshqitur dhe rënë drejt greminës në drejtim tjetër ku prezenca e shkëmbinjëve ishte e lartë.

Pas rënies u ngrita një moment në këmbë dhe kuptova që çanta e shpinës më kishte shpëtuar shtyllën kurrizore, pastaj u shtriva sërish në tokë nga dhimbjet e mëdha që vinin nga disa fraktura që kisha në trup.

Gjënë e parë që bëra pasi u rrëzova kam kontaktuar 129 për aksidentin e ndodhur në oren 16:05 ku mezi flisja nga dhimbjet dhe më pas është fikur telefoni nga të ftohtit duke rezistuar aq sa të përcillja lajmin mbi situatën dhe rrezikun ku ndodheshim.

Nga aty ku rashë kam rrëshqitur edhe 300 m të tjera më sforco që të tjerët të kishin mundësi të më gjenin më lehtë pasi isha i pafuqishëm të lëvizja. Pas 1 ore rënkimesh degjoj disa zëra që më thoshin erdhëm, ishte Alfredi,Dorieni dhe Giseli duke më thene që duro se do të vijë helikopteri. I pyes dhe për Ndocin, por më thanë nuk dihet vendodhja e tij.

Qëndrimi prej 5 orë i shtrirë në deborë e veshtirësoi shumë gjëndjen time duke kaluar në hipotermi.

Rreth orës 21, mbaj mënd që të parët që kanë ardhur ishin banorët e fshatit Kimëz dhe pastaj shumë banorë të tjerë të fshatrave përreth,Gojan,Kalivarë,Gjegjan. Nga ai moment, unë nuk mbaj mënd më.

Gjatë gjithë transportit tim me barrelë nuk mbaj mënd asgjë, i vetmi moment kur më janë hapur sytë në ambulancë ka qënë diku afër Fushë-Krujës pastaj tek spitali i Traumës në Tiranë. Tani ndihem më mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por më duhet ca kohë për tu rikuperuar dhe filluar një jetë të dytë.

Me këtë rast i falenderoj pa masë të gjithë ata që bënë të mundur shpëtimin tim, banorët, spitalin e Pukës, forcat e Policisë, shërbimin e Zjarrfiksëve, shoqatën e Alpinistëve në Pukë si dhe hallën time Linditën që ka bërë një përpjekje maksimale.

E kam të veshtire të flas për një tragjedi të tillë, sidomos ku në rastin konkret isha prezent dhe mu desh të përjetoja shumë. Ndocin e kisha mik si shumë prej jush që e njohët e u shoqëruat gjatë me të. Ende e kam të vështire ta besoj humbjen e Ndocit sepse kujtimet, bisedat, ngjarjet me të ndër vite më qëndrojnë në mendje.

Lamtumirë Ndoc! U prehsh në paqe!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fishyti%2Fposts%2F4596183957174605&show_text=true&width=500
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result