Katër pjestarët e familjes Kola humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali për shkak të monoksidit të karbonit. Ngjarja shokoi jo vetëm komunitetin lokal por gjithë vendin teksa hetimet vijojnë.
“La Repubblica” shkruan se 4 anëtarët e familjes Kola edhe mund të kishin shpëtuar, nëse ambulanca nuk do të ishte vonuar për shkak të një gabimi.
Ka qenë djali i familjes që ka marr urgjencën në telefon se motra e tij, Xhesika kishte humbur ndjenjat. Por para se të humbte ndjenjat dhe vetë Hajdari 22-vjeçar, dha një adresë të gabuar: numrin 168 në vend të 186.
Ky gabim, ndoshta për shkak të helmimit, bëri që ambulanca të humbiste kohë të çmuar duke kërkuar shtëpinë e gabuar, rreth 300 metra larg, shkruan media italiane.
Prokuroria ka sekuestruar banesën dhe kaldajën, e cila dyshohet se ka shkaktuar rrjedhjen fatale të gazit. Hetimet do të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një problem instalimi apo mirëmbajtjeje.

