Tragjike në Indi, autobusi përplaset me murin, 12 vik;tima dhe dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Rajasthan Sikar të Indisë, ku si pasojë kanë humbur jetën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Siç shkruajnë mediet e huaja, një autobus është përplasur me murin e një tuneli.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin duke devijuar kështu nga rruga për të përfunduar në murin anësor të një tuneli. Pjesa e përparme e autobusit është dëmtuar plotësisht. Rreth 23 persona po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

Ende nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase se çfarë ka shkaktuar aksidentin e frikshëm. Kryeministri i Indisë Narendra Modi njoftoi se të afërmeve të të ndjerëve do u jepen 200,000 rupi indiane, ose 1,829£. 

Share This Article