Tragjike në Itali/ I riu shqiptar humb jetën teksa po punonte në ndërtim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Milano, ku si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën një 24-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Endrit Ademi me origjinë nga Kosova i cili prej 6 vitesh jetonte në Itali.

24-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi u rrëzua nga kati i tretë i një banese në via Bassini, në zonën e Città Studi, teksa po punonte për një projekt të fasadës.

I riu jetonte në Rovato, në provincën e Breshias, pranë selisë së kompanisë për të cilën punonte me kontratë të rregullt të përhershme, Morina Srls.

“Ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëfshatar i Endritit, pas tragjedisë që i ndodhi para syve. Në fakt ka qenë ai së bashku me një grup punëtorësh kosovarë që kanë telefonuar mëngjesin e sotëm familjen e 24-vjeçarit, për t’i njoftuar për aksidentin fatal.

Share This Article