Tragjike në Kosovë, një 5-vjeçar gjendet i vrarë me armë zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, ku një fëmijë 5 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës.

Dinamika e kësaj ngjarje të rëndë është ende e paqartë, ndërkohë që policia është duke hetuar në disa pista.

Sipas mediave në oborrin e banesës janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë, të cilat kanë qenë rreth 56 m larg trupit të të miturit.

 ‘Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë’, raporton Policia e Kosovës.

Share This Article