Tragjedia e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re po merr përmasa të paimagjinueshme, pasi sipas përditësimit të fundit të OKB-së, më shumë se 2000 njerëz janë varrosur të gjallë në shtëpitë e tyre.
“Rrëshqitja e dheut varrosi më shumë se 2,000 njerëz të gjallë dhe shkaktoi dëme të mëdha”, thuhej në letrën nga qendra kombëtare e reagimit ndaj emergjencave drejtuar delegacionit të OKB-së në kryeqytetin Port Moresby. Më herët, një zyrtar i OKB-së theksoi se ekuipazhet e shpëtimit ishin në një “garë me kohën” për të gjetur të mbijetuarit
“Kanë kaluar më shumë se tre ditë që nga katastrofa. Jemi në një garë me kohën, por pyetja është nëse do të mund të gjejmë njerëz të gjallë”, tha Serhan Aktoprak për AFP.
Tragjedia ndodhi në një fshat kodër në provincën Enga, në pjesën qendrore të arkipelagut, i cili pothuajse u zhduk kur një pjesë e malit Mungalo u shemb natën e së enjtes deri të premten, duke varrosur dhjetëra shtëpi ndërsa banorët flinin.
Fillimisht, organizatat humanitare dhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale shprehën frikën për humbjen e 100 deri në 300 jetëve, por më pas numri i të vdekurve u rrit në rreth 670, kur ekipet e shpëtimit kuptuan se fshati i goditur nga rrëshqitja e dheut kishte shumë më tepër banorë nga sa mendonin.
“Një mësues në një fshat fqinj, Jacob Soëai, tha për AFP se më shumë se 2,000 njerëz jetonin në zonën e prekur. “Bota është e shkatërruar. Askush nuk mund të shpëtonte. Është shumë e vështirë për të mbledhur informacion. Nuk e dimë kush ka vdekur sepse edhe të dhënat janë varrosur”, shtoi ai.
Banorët e vendeve fqinje po ndihmojnë për të tërhequr trupat, tha Nixon Pacea, president i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Porzera aty pranë.
Një kompani vendase e minierave, Neë Porgera Limited , ka rënë dakord të vërë në dispozicion ekskavatorë dhe makineri të tjera për të ndihmuar ekuipazhet e shpëtimit dhe pastrimin e rrugëve.
Në total, më shumë se 1,000 njerëz në zonë duhej të evakuoheshin me nxitim nga shtëpitë e tyre për shkak të katastrofës, sipas vlerësimeve humanitare. Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura të javëve të fundit.
Sipas Bankës Botërore, Papua Guinea e Re ka një nga klimat më të lagështa në botë dhe reshjet e dendura shpesh godasin zonat e saj më të lagështa, veçanërisht në malësi.