Tragjike/ Tifozi bie nga shkallët dhe humb jetën në stadiumin ku do të hapet “Botërori 2026”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Estadio Banorte’ ose siç njihet nga tifozët më të vjetër “Estadio Azteca” është kthyer mbrëmjen e kaluar në një vend ku është konsumuar një tragjedi e vërtetë edhe pse duhej të ishte një arenë festive.

Siç dihet në impiantin legjendar meksikan do të luhen disa ndeshje të Botërorit 2026 madje organizatorët kanë vendosur që në këtë stadium të kuahet edhe ndeshja e parë e edicionit, i cili do të mbahet edhe në SHBA dhe Kanada. Stadiumi, i cili qëndroi i mbyllur për 22 muaj pasi iu nënshtruar rikonstruksionit, priti mbrëmjen e kaluar ndeshjen mes Meksikës dhe Portugalisë.

Kjo sfidë nisi me një tragjedi në këtë impiant pasi një 27-vjeçar pasi u rrëzua nga shkallët humbi jetën edhe pse mori menjëherë ndihmën e shpejtë.

Share This Article