Trajneri i Anglisë: Golat që pranuar janë tipike si shanset që humbëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se ekipi i tij nuk ka performuar në nivelin e duhur ndaj Çekisë.

Çekia arkëtoi pikët e plota, duke fituar me rezultat prej 2 me 1, për të rritur gjasat për kualifikim në Evropian e për t’ia vështirësuar punët Kosovës për kualifikim.

“Performanca jonë nuk ishte mjaftueshme e mirë, është kaq e thjesht. Golat që pranuar janë tipike si shanset që humbëm. Duhet të pranojmë se kolektivisht nuk ishte një performancë e mirë. Tentuam të ndryshojmë formën që nuk po funksiononte, e filluam pjesën e dytë shumë më mirë dhe patëm raste të mira për ta fituar këtë ndeshje”, është shprehur Southgate për ITV.

Tani në krye të Grupin A janë Anglia e Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova ka tetë pikë me tre ndeshje në dispozicion.

Share This Article