Trajneri i Augsburgut, Heiko Herrlich do të mungojë në rifillimin e Bundesligës pasi ka thyer rregullat e izolimit duke lënë hotelin e ekipit për të blerë pastë të dhëmbëve.
Herrlich, ekipi i të cilit luan të shtunën ndaj Wolfsburgut, ka thënë në konferencë për shtyp të enjten se ai ka vizituar një shitore, duke thyer rregullat e ligës.
Ekipet që po përgatiten për rifillim të kampionatit gjerman në këtë fundjavë, kanë qëndruar në karantinë.
“Kam bërë një gabim duke lëshuar hotelin”, ka thënë ai në një komunikatë më pas.
Herrlich (48) është emëruar më 10 mars dhe ndeshja në shtëpi me Wolfsburgun është dashur të jetë e para e tij në krye.
“Ndonëse u jam përmbajtur të gjitha masave të higjienës kur kam dalë nga hoteli dhe kur jam kthyer, unë nuk mund të zhbëj këtë. Në këtë situatë unë nuk kam qenë në gjendje të veproj si një model që duhet të ndiqet, për ekipin tim dhe për publikun. Prandaj do të jem konsistent dhe do t’i përmbahem gabimit. Për shkak të kësaj sjellje të gabuar, nuk do të drejtojë stërvitjen të premten dhe nuk do të jem në krye të ekipit kundër Wolfsburgut të shtunën”, ka thënë Herrlich.