Trajneri i Everton tregon se kur mund të rikthehet Broja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Everton, David Moyes, ka folur për dëmtimin dhe rikuperimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Tekniku skocez, deklaroi se sulmuesi është rikthyer në stërvitje, por ende nuk është gati plotësisht.

Sipas tij, Broja pritet të jetë gati pas pauzës së kombëtareve.

“Ai po stërvitet dhe është bashkuar me ekipin. Ende nuk është plotësisht gati. Mendoj se pas pushimit të kombëtareve mund të jetë momenti i duhur për tu rikthyer. Ekziston mundësia që të rikthehet që javën e ardhshme. Megjithatë ne jemi në pritje të asaj që do na thonë mjekët. Sipas mendimit tim, Broja do na bashkohet pas pauzës së kombëtareve”, deklaroi Moyes.

Broja vazhdon të mbajë pezull trajnerin Silvinjo dhe sipas gjasave pritet të mungojë për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin Mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Share This Article