Trajneri i Portugalisë: Gjyqtari na kërkoi falje dhe tha se ndihet i turpërua

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Goli i mohuar i Ronaldos në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, është bërë virale.

Ani pse topi kaloi vijën, gjyqtari holandez Danny Makkelie vendosi të mos akordonte golin e rregullt, pasi në këto ndeshje mungon teknologjia e VAR-it dhe ajo e golit.

Pas ndeshjes, selektori i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, zbuloi se Makkelie e ftoi atë në kabinën e gjyqtarëve për t’i kërkuar falje.

“Gjyqtari na kërkoi falje në kabinë dhe tha se ndihet i turpëruar”, u shpreh Santos.

Goli i mohuar ia humbi tre pikë kombëtares iberike, pasi takimi përfundoi baras 2:2.

Share This Article