Trajneri i Portugalisë zbulon bisedën me Cristianon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka zbuluar se si ishte biseda që pati me Cristiano Ronaldon, pasi kapiteni portugez mori vesh që nuk do të ishte titullar në ndeshjen ndaj Zvicrës.

“E vërtetë, pata një bisedë me të. Nuk do të ishte mirë po të mos bisedoja. Është gjëja më normale që të kishim një përballje. Zakonisht nuk e bëj, por duke qenë se është kapiteni, duke qenë se është ai që është, duke marrë parasysh se çfarë përfaqëson për tifozët dhe skuadrën, sigurisht që duhet të bisedoja me të”, tha Santos.

Më tej, trajneri tregoi se çfarë diskutuan: “I shpjegova arsyet pse nuk do të luante. Mendova se hyrja e tij në lojë në pjesën e dytë mund ta zgjidhte ndeshjen. Sigurisht që Cristiano nuk ishte i kënaqur sepse zakonisht luan nga fillimi, por ishte një bisedë shumë normale dhe e qetë. Kurrë nuk tha që donte të largohej nga grumbullimi. Mendoj që nuk duhet vazhduar me spekulime, pasi e shikoj që është bërë e modës të sulmohet vetëm Cristiano. U pa qartë shembulli që dha në ndeshje, bërtiste në stol dhe duartrokiste. Lëreni të qetë”.

Kur u pyet nëse do të përdorte të njëjtin formacion si ndaj Zvicrës edhe kundër Marokut, Fernando Santos u përgjigj: “Thuhet se ekipi që fiton, nuk ndryshohet. Por, Maroku ndryshon nga Zvicra”.

Share This Article