Trajneri i ri i Unitedit: Kurrë s’kam parë një lojtar si Cristiano Ronaldo

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ralf Rangnick pak ditë më parë u emërua trajner i ri i Manchester United.

Vetëm të premten, ai u prezantua zyrtarisht në stolin e djajve të kuq ku edhe mbajti konferencën e para si trajner i Man United.

63-vjeçari s’kishte se si t’i ikte pyetjeve për Cristiano Ronaldon që ka pasur shumë dilema se si o të përshtatet në stilin e trajnerit të ri.

“Idetë e tua të futbollit, stilin tënd, gjithmonë duhet të adaptosh me lojtarët që ke të gatshëm”, tha fillimisht Rangnick, lidhur me pyetjen se si do t’i përshtatej Ronaldo lojës së tij.

“Kur shikoni Cristianon se çfarë bëri në lojën e fundit, në moshën 36-vjeçare, është fantastike. Profesionist i vërtet. Në moshën e tij, kurrë s’kam parë lojtar më të përgatitur fizikisht se ai”.

“Ai ende është lojtar që shumë lehtë mund të bëjë diferencën”.

“Nga Ronaldo pash se është shumë i gatshëm të japë kontributin e tij në ekip dhe shokët e tij të skuadrës do të bëjnë të njëjtën gjë”.

Ronaldo deri më tani ka shënuar 12 gola me Unitedin në 17 paraqitje këtë sezon. 

Share This Article