Trajneri i United: Ronaldo s’mund të jetë kapiten i përhershëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ralf Rangnick nuk e ka në plan që të ndërrojë kapitenin dhe t’ia japë shiritin Cristiano Ronaldos.

Ai ka konfirmuar se sa herë të jetë i gatshëm për lojë, Harry Maguire do të jetë kapiten i djajve të kuq.

Ronaldo ishte kapiten i United për herë të parë në Premierligë në humbjen nga Ëolves për shkak të Maguire ishte i dëmtuar.

U diskutua që Ronaldo të jetë kapiten i përhershëm, por trajneri i United nuk mendon kështu.

“Aktualisht, nuk shoh ndonjë arsye për ta bërë këtë sepse Harry ka qenë kapiten shumë gjatë dhe sa të luajë ai do të jetë kapiteni”, tha Rangnick.

 “Nëse ai nuk luan, atëherë dikush tjetër do të jetë kapiteni. Kjo mund të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje dhe varet nga ata që luajnë”. 

Share This Article