Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kristjan Asllani mund të jetë shumë afër një transferimi te Fiorentina. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e klubit vjollcë si profili ideal për të organizuar lojën në mesfushë.

Ky është një rol që po shkakton dilema në skuadrën toskane, ndaj afrimi i Asllanit shihet si zgjidhje afatgjatë. Sipas mediave italiane, trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Palët kanë nisur tashmë bisedimet dhe janë në fazën e parë të negociatave. Fiorentina është e interesuar ta mbyllë sa më parë marrëveshjen për ta pasur lojtarin në dispozicion që në fazën përgatitore.

Interi nuk është i prirur të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar. Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar, zikaltrit e vlerësojnë lart potencialin e tij.

Asllani ka refuzuar një ofertë konkrete nga Real Betis, duke treguar qartë dëshirën për të qëndruar në Serie A. Ai është i bindur se ky kampionat është më i përshtatshmi për zhvillimin e tij si futbollist.

Fiorentina, megjithatë, duhet të plotësojë kërkesën financiare të Interit. Ish-kampionët e Italisë kërkojnë plot 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Nëse kjo shumë do të ofrohet, gjasat janë që Kristjan Asllani të veshë fanellën e Fiorentinës për sezonin 2025/26. 

Share This Article