Trajneri Kuka tregon se sa medalje i ka fituar Kosova

albnews
By
1 Min Read

Trajneri i mirënjohur Kosovar i xhudos, Driton Kuka e ka nisur mëngjesin duke numëruar medaljet e fituara nga xhudistët e tij.

Ai tregon se Kosova i ka fituar 7 medalje për 9 vite nga ekipi i tij i xhudos. Majlinda 4 medalje të arta një të argjendtë, Akili 1 të artë, Distria 1 të argjendtë e 2 të bronzta!

Postimi i Kukajt në Facebook:

Mirëmëngjes nga Paris Bercy!
Grand Slam Paris 👌
Kosova për 7 vjet i ka fituar 9 medalje!
Majlinda 4 të arta një të argjendtë
Akili 1 të artë 
Disi 1 të argjendtë e 2 të bronzta!
Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për Sportin dhe Sportistët që erdhën këtë javë:
E para për Ministrin Kujtim Gashi që po bën punë të shkelqyeshme dhe me rritjen e vlerês së Pikëve në Kategorizim po i bën Sportistët Elitar me dinjitet!
E dyta Komiteti Olimpik i Kosovës me rregullore për përkrahje drejtpërdrejt Sportistëve gjatë ciklit Olimpik
Vite me radhë kemi punuar janë fituar krejt medaljet e mundshme në Sport,e arta Olimpike si Kurorë dhe tani Shteti ynë dita ditës po e jep hakun për vlera!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply