Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e dy personave, të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri.
Mësohet se Arlinda Markudhe dhe Darin Gezdari janë ndaluar nga autoritetet.
41-vjeçarja Arlinda Markudhe, është nga Lezha, ndërsa 34-vjeçari Darin Gezdari, është nga Tirana.
U përdor skema e lojërave të fatit për transfertat 11 milionë euroshe.
Një burim i konfirmoi gazetares se nga të dhënat e para dyshohet se kompania “GreenView Marketing” ka shërbyer si katalizator për pastrimin e parave duke lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë shërbim dhe duke mos kryer aktivitet ligjor shoqërive të huaja që shumica kanë aktivitet të kazinove dhe lojërave të fatit dhe më pas duke i transferuar në kompani jashtë Shqipërisë.
Këto janë të dhënat e para të administruara nga prokuroria e Tiranës e cila është bindur dhe ndaj ka firmosur urdhër ndalimet. Por ndërkohë në këtë skemë janë përfshirë disa kompani.