Më 22 dhe 23 gusht 2022, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kalimit Kufitar Tabanoc kanë kontrolluar dy autobusë me udhëtarë nga shtetet e huaja.
Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit i drejtuar nga S.R.(40) nga fshati Mojanc Komuna e Haraçinës dhe autobusit me targa të Tetovës i drejtuar nga B.Z.(37) nga Tetova, është konstatuar se po kryhej transport i udhëtarëve shtetas të huaj, pa dokumentacion të rregullt për qarkullim.
Inspektorati Shtetëror i Transportit ka vendosur sanksionet përkatëse për shoferët dhe kompanitë për këtë shkelje ligjore.