“Trashëgimi pushteti në stil perandorak”, zbulohet plani: Djali sekret mund të pasojë Putin në Kremlin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Putin po mendon t’i trashëgojë pushtetin, djalit të tij sekret 9-vjeçar. Kështu raporton media britanike “The Sun”, ndërsa shkruan për planet e fshehta të presidentit të Rusisë për gjetjen e një pasardhësi dinastik.

Sipas një pretendimi, Putini, që udhëheq vendin me grusht të hekurt, po kërkon që të sjellë menjëherë në pushtet dy vajzat e tij të mëdha për të vepruar si regjentë të mundshëm nëse shëndeti i tij pëson komplikime.

Ky skenar, thuajse një teori konspirative, është lëshuar nga ish deputeti rus Mark Feygin gjatë një paraqitjeje në një televizion në Ukrainë, i cili thotë se shefi i Kremlinit po përpiqet të ndërtojë një linjë trashëgimi të pushtetit të stilit mbretëror.

Sipas kësaj teorie, Putin kërkon të qëndrojë në pushtet në Rusi deri sa djali i tij i paekspozuar dhe i fshehtë, Ivan, të mbushë 18 vjeç dhe më pas t’i dorëzojë mbretërimin e vendit si një “car” i ri.

Kjo do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës së Rusisë, gjë të cilën Putini e ka dëshmuar se nuk e ka të vështirë që ta bëjë. Ish-deputeti, një kundërshtar i fortë i presidentit rus, pretendoi se Putini ka 2 djem të vegjël me partneren gjimnaste, Alina Kabaeva, Ivan dhe Vladimir Jr.

Publikisht, 71-vjeçari ka pranuar se ka vetëm 2 vajza me gruan e parë, por ka zëra të shumtë se ka të paktën 6 fëmijë.

Ish-deputeti pretendon se Putin ka dhe një vajzë sekrete që punon DJ dhe studion në Perëndim, që ka ardhur si pasojë e një lidhjeje paralele me pastruesen e shndërruar në një milionere, Svetlana Krivonogikh.

Djali që supozohet të marrë pushtetin ka lindur në një klinikë në Zvicër dhe raportohet që doktoresha që bëri të mundur lindjen ka ndërruar jetë papritur vitin e kaluar.

Share This Article