Trashëgimia kulturore, aset i vyer për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trashëgimia kulturore, është aset i vyer për vendin tonë që i jep vlerë të shtuar dhe jetë itinerarit të muzeumeve.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim vizituan qytetin e gurtë të Gjirokastrës,  pasuri botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“E ndodhur në këmbët e saj, Gjirokastra së pari të krijon një ndjesi ngurrimi, por kur hyn në të, nuk do të doje të largoheshe”, shprehet Margariti.

Ministrja thekson se, “teksa vizitoi disa nga pikat më të bukura turistike dhe të trashëgimisë kulturore, ndau me ambasadoren edhe projektet për t’i dhënë jetë itinerarit të muzeumeve, që rrëfejnë historinë e qytetit”./ATSH/

Share This Article