Trashëgimia kulturore tërheq 112936 vizitorë gjatë tremujorit të tretë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore në tremujorin e tretë 2020 ishte 112.936 vizitorë, ndër të cilët 92.454 ishin vizitorë vendas dhe 20.482 vizitorë të huaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë këtij tremujori parqet arkeologjike janë frekuentuar më shumë, 45,6 % të vizitorëve gjithsej. Ndjekur më pas nga kalatë e monumente të tjera me 31,3 %, dhe muzetë me 23,1 % të vizitorëve gjithsej.

Në tremujorin e tretë 2020, sipas statistikave, vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë kalatë, ndjekur më pas nga parqet arkeologjike, përkatësisht 44,4 % dhe 30,0 % ndaj totalit të vizitorëve të huaj.

Share This Article