ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin 29 minutes ago
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla 33 minutes ago
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit 35 minutes ago
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje 37 minutes ago
Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove 42 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq”, Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori

albnews by albnews
18 December, 2025
in Bota
0
“Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq”, Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me ton të mprehtë dhe sfidues, zëri i tij, nën sfondin e zbukurimeve festive në dhomën diplomatike të pritjeve, presidenti amerikan Donald Trump renditi një e nga një ato që i cilësoi sukseset e vitit të parë të udhëheqjes, në fjalimin para kombit. “11 muaj më parë trashëgova një katastrofë dhe tani po e zgjidh”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Nga rimëkëmbja e ekonomisë te operacionet kundër emigracionit të paligjshëm, për të kaluar te siguria në kufi, fundi i luftës në Gaza dhe deri te çmimi i gjelit të detit që, siç tha, kurrë nuk ka qenë kaq i ulët, Trump e përdori fjalimin 18-minutësh të fundvitit për të shpallur veten si më të mirin e të gjitha kohërave.

RelatedPosts

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove

Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord të mbrojtjes për vitin 2026

“Mirëmbrëma Amerikë. 11 muaj më parë trashëgova një lëmsh të madh dhe tani po e ndreq. Një vit më parë vendi ynë kishte vdekur, ishte në prag të kolapsit. Totalisht i dështuar. Tani jemi vendi më i mirë në botë. Kufiri ynë është i sigurt, inflacioni është ndalur, rrogat janë rritur dhe çmimet janë ulur. Vendi ynë është i fortë, Amerika është e respektuar. Jemi rikthyer më të fortë se kurrë më parë”, tha ai.

Ai fajësoi në disa raste paraardhësin Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës, teksa krahasoi të dhënat ekonomike dhe inflacionin gjatë udhëheqjes së tij me atë të paraardhësit. I cilësoi sërish “tarifat” si fjalën e preferuar dhe premtoi se, falë tyre, ekonomia po rritej.

Në mandatin e tij të parë, Trump nuk mbante fjalim fundviti, por të mërkurën doli para gazetarëve për të thënë se shefja e kabinetit të tij e kishte shtyrë të fliste për kombin.

Nuk është rastësi që presidenti republikan zgjodhi ta bëjë tani këtë fjalim, pasi mbyllja e administratës publike vonoi publikimin e të dhënave të ekonomisë. Raportet e para federale po dalin në dritë dhe nuk janë shumë pozitive. Sipas tyre, papunësia është në nivelin 4.6 për qind, niveli më i lartë që prej pandemisë së COVID-19. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos, të martën, tregoi se vetëm 33 për qind e të rriturve në SHBA aprovonin mënyrën se si Trump e kishte menaxhuar ekonominë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

18 December, 2025
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December, 2025
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

18 December, 2025
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result