Fermerët evropianë bllokuan rrugët kryesore pranë Parlamentit Evropian dhe dogjën goma, ndërsa liderët e BE-së u mblodhën për një samit në kryeqytetin belg.
Protestat të cilat janë përhapur në gjithë Evropën vijnë pasi fermerët nuk janë dakord me ligjet e reja që rrisin kostot për ta si edhe me importet e lira që vijnë nga Ukraina.
Në fillim të kësaj jave, BE njoftoi disa masa të përkohshme në një përpjekje për të ulur tensionet që janë ndërtuar rreth Evropës muajin e kaluar te fermerët.