Trazira në Paris, protestuesit u vënë zjarrin makinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra protestues mbushën rrugët e Parisit të shtunën, duke protestuar kundër një ligji të ri në lidhje me policinë.

Protesta nisi e qetë, ndërsa më pas degjeneroi në përplasje të dhunshme me forcat e rendit, të cilave protestuesit i hodhën bomba molotov, ndërsa disa makina u përfshinë nga flakët.

Mediat franceze raportojnë për të paktën 22 persona të arrestuar, duke cituar një zëdhënës të policisë, i cili tha se protestuesit kishin shkatërruar dyqanet. Ligji i ri do të ndalojë filmimin e forcave të policisë. Macron është zotuar se ligji do të ndryshojë, por protestat po vijojnë ende.

Ndërsa dhuna nga protestuesit u rrit, policia përdori gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë për të shpërndarë turmën.

Share This Article