Trazira në Suedi pas djegies së Kuranit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trazirat e dhunshme shpërthyen në qytetin qendror suedez të Orebros gjersa kundërprotestuesit sulmuan policinë përpara një demonstrate të planifikuar të ekstremistëve të djathtë.

Policia njoftoi se katër vetura policie ishin djegur dhe të paktën katër oficerë policie dhe një individ u plagosën pasi protestuesit hodhën gurë gjersa grupe të mëdha sulmuan kordonët e policisë.

Demonstrata, e cila kishte marrë lejen e policisë, u organizua nga Rasmus Paludan, lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë, “Linja e Vështirë”.

Policia shpërndau demonstratën për të qetësuar situatën ndërsa më vonë njoftoi se shumica e kundër-demonstruesve ishin larguar nga zona.

Kujtojmë se dhuna fillimisht shpërtheu në periferi të Stokholmit pasi Paludan më herët i vuri flakën një kopje të Kuranit.

Policia tha se disa nga oficerët e dërguar në spital kishin, ndër të tjera, fraktura të krahut.

Share This Article