Trazirat në Francë, gjyshja e Nahelit bën thirrje për qetësi: Mos e përdorni vdekjen si justifikim për dhunë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyshja e Nahel M bëri thirrje të dielën për qetësi, pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.

“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat,”- tha Nadia për BFM TV.

“Po e përdorin vdekjen e Nahelit si justifikim”,- thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.

“Më dhemb zemra”,- tha ajo për paratë e dhuruara për policin që u arrestua pasi qëlloi për vdekje Nahelin të martën. Por, ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.

Ajo thotë se “i vjen inat” pë rata që e ndaluan dhe i vranë nipin, por kjo, sipas saj, nuk do të thotë se i urren të gjithë policët e tjerë.

“Fatmirësisht janë aty”,- thotë ajo, duke theksuar se “beson në drejtësi”.

Teksa përsëriti thirrjen e saj për qetësi dhe ndërprerje të trazirave, ajo shton: “Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera ato që i marrin këta autobusë”. BBC

Share This Article