Trazirat në Francë, grabitet dyqani i armëve, Marseja mes frikës dhe dhunës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dyqan armësh në Marsejë ishte në mesin e një numri biznesesh të grabitura gjatë trazirave të së premtes mbrëma, mes frikës së dhunës në rritje dhe plaçkitjeve të tjera të shtunën.

Rreth 30 të rinj hynë në dyqan dhe vodhën të paktën katër pushkë gjuetie, raportojnë mediat lokale.

Asnjë municion nuk u vodh dhe një person u arrestua me pushkë, tha policia, e cila tani po ruan dyqanin. Incidenti ndodhi gjatë natës së katërt radhazi të dhunës në Francë.

Trazira të dhunshme janë zhvilluar në të gjithë vendin, të shkaktuara nga vrasja e një djali 17-vjeçar nga një oficer policie të martën.

Trazirat kanë prekur edhe qytetet të tjera përfshirë Parisin, gjithashtu trupa policie shtesë po dërgohen në Lion pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për mbështetje citon BBC.

Share This Article