Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka apeluar me anë të një postimi në Facebook që të gjithë bashkë të dënojnë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike ndaj Kongresit, sulme dhe trazira që kanë bërë bujë dje në të gjithë botën.
Kongresi i SHBA-së u sulmua nga qytetarë të revoltuar të nxitur nga Presidenti Donald Trump. Protestuesit çanë rrethimin e policisë, hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndërprenë punimet e tij dhe bastisën zyra dhe sallat kryesore të ndërtesës.
Nga ndërhyrja e policisë pati 4 viktima disa të plagosur dhe mbi 50 të arrestuar.