Trazirë në Suedi pas djegies së Kuranit nga aktivistët e ekstremit të djathtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë në Malmo, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet

Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos, duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar, tha policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit ndozën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten mbrëma, duke plagosur lehtë disa oficerë policie, ndërsa u arrestuan rreth 15 persona.

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet, sipas agjensisë së lajmeve TT.

Më vonë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve.

Share This Article