Tre adoleshentë finlandezë u dënuan pasi rrahën për vdekje nxënësin 16-vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre adoleshentë finlandezë janë burgosur pasi torturuan për vdekje një nxënës 16-vjeçar pranë Helsinkit.

Një gjykatë finlandeze i dënoi të tre adoleshentët me dënime me burg nga tetë vjet e dy muaj deri në dhjetë vjet e një muaj.

Vrasja e nxënësit në dhjetor të vitit 2020 dhe gjykimi pasuese e kanë tronditur Finlandën për shkak të moshës së viktimës dhe vrasësve të tij.

Të pandehurit, të cilët kanë lindur në vitin 2004, u akuzuan se e kishin ngacmuar atë për disa muaj, para se ta rrahnin brutalisht për vdekje.

Gjykata në Helsinki dëgjoi se adoleshentët e kishin sulmuar  ish-shokun e tyre të klasës për disa orë para se ai të vdiste.

Share This Article