“Tre ditë nga deklaratat kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi”, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit nga BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili tha se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë dhe Mali i Zi.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se kanë kaluar tri ditë që nga këto deklarata nxitëse dhe ka pasur një mungesë reagimi nga partnerët nga Bashkimi Europian.

Sakaq, Rama shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar ai.

Share This Article