Tre emra për të zëvendësuar Lukakun, Inter nis të mendojë për pasuesin e belgut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inter tashmë ka identifikuar të paktën dy lojtarë në Serie A për zëvendësuesin e belgut (Duvan Zapata dhe Dusan Vlahovic) dhe një jashtë vendit (Lacazette).

E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi mbetet në dyshim. Chelsea, pasi e kuptoi që e kishte të pamundur të blinte Haalandin nga Borussia e Dortmundit, nisi ofensivën duke i ofruar sulmuesit belg një pagë prej 15 milionë eurosh (përfshirë bonuset), ndërsa klubit ziklatër 130 milionë euro. Inter tashmë ka identifikuar të paktën dy lojtarë në Serie A për zëvendësuesin e belgut (Duvan Zapata dhe Dusan Vlahovic) dhe një jashtë vendit (Lacazette).

Për momentin ende nuk ka kontakte zyrtare as me Atalantën dhe as me Fiorentinën, por është e qartë se Inter tashmë po punon në mënyrë që të mos kapet i papërgatitur në rast largimi të Lukakut. Një lamtumirë e dhimbshme, e cila kërkon shqyrtim të kujdesshëm si ekonomik ashtu edhe teknik. Kolumbiani nga pikëpamja fizike dhe teknike do të ishte zëvendësuesi ideal për Lukakun dhe operacioni mund të mbyllet për 45 milionë euro.

Ndryshe paraqitet situata për Vlahovic. Sulmuesi i Fiorentinës është pothuajse dhjetë vjet më i ri se sulmuesi i Atalantës dhe kushton më shumë, ka karakteristika të ndryshme, por mund të përfaqësojë një investim të madh për të ardhmen duke pasur parasysh atë që ai ka treguar tashmë sezonin e kaluar. Nëse arritja te Zapata ose Vlahovic nuk konkretizohet, Inter në fakt mund t’i drejtohet Lacazette.

Share This Article